Baçev: Ndryshimet, shitje e identitetit, “nëse Ivanov nuk vepron, do të ketë protesta”

0


Zaevi dhe 81 deputetët e tjerë mbrëmë me votimin e ndryshimeve kushtetuese kryen tradhëti kombëtare ndaj popullit dhe shtetit maqedonas. Me këtë akt po fshihet gjithçka që është maqedonase. Këto ishin fjalët e kryetarit të “Maqedonisë së vetme”, i cili rrugën e vetme për ti ndaluar ndryshimet kushtetuese e sheh tek Kombet e Bashkuara edhe atë përmes presidentit Ivanov. Ai gjithashtu u shpreh se ai dhe protestuesit e tjerë para Kuvendit, mbështesin propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryetari i vendit, Ivanov duhet paralelisht të dërgojë letër deri tek Kombet e Bashkuara, me të cilën do ti informojë se bëhet fjalë për marrëveshje jo valid, sipas të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, pasi që Marrëveshja nuk është miratuar nga organi kompetent, nuk është respektuar rezultati i referendumit të 30 shtatorit, nuk është nënshkruar dekreti nga Ivanovi. Domethënë të gjithë këtë mire do ta shpjegojë Ivanovi me letrën e tij të cilën do ta dërgojë deri tek Kombet e Bashkuara, tha Janko Baçev – kryetar i “MAQEDONI E VETME”.