AVOKATËT E ISH-MINISTRES KANÇESKA MILEVSKA KËRKOJNË QË “BOMBAT” TË DËGJOHEN PAS DYERVE TË MBYLLURA

0

Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi seanca për lëndën e PPS-së “Tenderi”, që ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.

E akuzuara e parë në këtë rast është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, e cila është e pranishme në seancën e sotme në të cilën duhet që të dëgjohen audio incizimet që janë argument në procedurë.

Mbrojtja kërkoi që opinioni të përjashtohet për shkak të mbrojtjes së privatësisë edhe të të akuzuarve edhe të dëshmitarit, ndërsa prokuroria është kundër.

Këshilli gjyqësor u tërhoq për të vendosur nëse opinioni duhet që të marrë pjesë në lëshimin e audioincizimeve për tenderët.

Të akuzuarit e dytë dhe të tretë në këtë rast janë anëtarët e Komisionit për furnizime publike