AUSTRIA KUNDËR ARMATËS SË BE-SË

0

Kancelari austriak, Kristian Kern nuk mbështet idenë e kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker lidhur me formimin e armatës së BE-së.

Ai thotë se nuk mund të mendojë pjesëmarrje të ushtrisë austriake në aksion i cili nuk do të ishte nën komandën e Austrisë.

“Jemi të gatshëm që në mënyrë solidare të japim kontributin tonë. Ushtri austriake nën komandën që nuk është austriake në këtë moment është e paparamendueshme”, thotë Kern në intervistën për mediat austriake.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil e sheh në mënyrë kritike propozimin e Junkerit pas zgjedhjes së Trumpit për president të SHBA-së.

“Më shumë bashkëpunim, por armatë të BE-së refuzojmë”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here