ATO NDJEK 188 NUMRA TË TELEFONIT, PËRGJIME KA, POR ME URDHRA TË GJYKATËS

0

 

Kontroll në librin e pranimit, në librat për evidencë, në urdhrat e Gjykatës Supreme dhe gjykatësve të Gjykatës Themelore për atë se cili institucion e shfrytëzon masën për ndjekjen e komunikimeve, si dhe kontroll në pjesën teknike. E gjithë kjo është bërë gjatë kontrollit mbikëqyrës, të cilin e ka bërë Komisioni kuvendor për ndjekjen e komunikimeve mbi punën e Agjencisë Tekniko-Operative. Kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev, tha se kanë kontrolluar gjithçka që parashohin urdhrat e Gjykatës e që ka të bëjë me atë se çka ka zbatuar Agjencia në pjesën e ndjekjes së komunikimeve.

 


“ATO ndërmjetëson në masat për ndjekjen e komunikimeve për 188 numra telefoni në Republikën e Maqedonisë. Ata janë në kërkesë të institucioneve të ndryshme që kanë kompetenca ligjore që në punën e tyre ta përdorin masën – ndjekje të komunikimeve. Nga ajo që u vu në kontrolle dhe ajo që mundej të shikonte Komisioni, ne për momentin nuk pamë shkelje të procedurës”, deklaroi Emil Dimitriev.

Drejtori i ATO-së, Zoran Angellovski, tha se shumica e përgjimeve të bisedave telefonike që po kryhen, janë me kërkesë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike. Siguron se përgjim joligjor nuk ka.

ATO punon në përputhje me rregullat ligjore në vend. Të gjithë proceset janë të dokumentuara dhe të qasshme për kontroll si nga Komisioni për mbikëqyrje, ashtu edhe nga komisionet e tjera që janë kompetente për mbikëqyrjen e punës së ATO-së”, tha Zoran Angellovski.

Përndryshe, ky është kontrolli i parë i Komisionit për ndjekjen e komunikimeve mbi punën e ATO-së. Kryetari Dimitrov, tha se vizita e tyre e ardhshme do të jetë bashkë me dy ekspertët teknikë, të cilët do të zgjidhen, kurse më pas, siç tha, kontrolli do të fokusohet në pajisjet për përgjim.