“AS GRUEVSKI E ASKUSH TJETËR MBI LIGJIN”, VMRO: “GJYQËSORI KACARSKA NËN DIKTIMIN E ZAEVIT”

0

Pas refuzimit të kërkesave nga Këshilli Penal për mos shtyrjen e vuajtjes së dënimit me dy vjet burg për Nikolla Gruevskin, pasuan reagime të shumta nga partia amë. VMRO DPMNE procesin gjyqësorë ndaj kryetarit të tyre të nderit e vlerëson si përndjekje politike, siç e quajnë ata “Gjyqësori Kacarska është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Zoran Zaevit”. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski thotë se kryeministri i mëparshëm nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Përndjekja e Nikolla Gruegvski, është ndjekje e motivuar politikisht për të nënçmuar VMRO DPMNE-në, kryetar nderi i së cilës është Nikolla Gruevski. Kjo njëkohësisht është porosi për të gjithë ata që nuk mendojnë njëjtë  politikisht, të cilët me një akt të tillë duhet të heshtin dhe të heqin dorë nga lufta kundër kësaj qeverie të kapitulluar”, u shpreh Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja reagoi përmes një njoftimi, në të cilin theksohet se Gruevski është viktimë e një gjahu të shtrigave të partisë në pushtet.

“Gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Për secilin prej tyre, në gjykime ligjore dhe transparente është dëshmuar se kanë shkelur ligjet. Në bazë të vendimeve të formës së prerë të gjykatës duhet të mbajnë përgjegjësi. Sigurimi i drejtësisë dhe vlefshmërinë së barabartë të ligjit për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike, fetare ose etnike është vendimtare për çdo shoqëri demokratike”, thanë nga LSDM.

Nga partia social demokrate gjithashtu thonë se ligjet e shtetit vlejnë për të gjithë dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Përgatiti: Adnan Qaili