Artistët shqiptarë i gëzohen suksesit të Duas

0

Dua i bëri krenarë të gjithë shqiptarët!

Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shënuar histori, duke rrëmbyer dy çmime në ceremoninë “Grammy Awards”.

Artistja shqiptare ka fituar çmimet si: “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”, shkruan rtv21.tv

Suksesit të Dua Lipës, iu janë gëzuar shumë artistë të njohur shqiptarë, të cilët nuk nguruan t’i shkruanin këngëtares ndër fjalët më të bukura.

Përveç artistëve, krenarë me Duan u shprehën edhe fytyrat eminente të skenës politike kosovare, shkruan rtv21.tv

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar që shteti i Kosovës është me fat që përfaqësohet nga Dua Lipa, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është shprehur që Kosova është krenare me Duan.

Këtyre urimeve nuk i ka munguar as ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila çmimeve të marra nga Dua i ka shtuar edhe moton “Nga Kosova me dashuri”. Ndërsa, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka cilësuar që këngëtarja shqiptare është krenari e të dy shteteve.

Image result for dua lipa grammys 2019

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare fiton dy çmime prestigjioze “Grammy”./21Media

.