Artistet që nuk kanë bërë operacione plastike

0

Gjashtë artistet që i kanë rezistuar trendit të operacioneve plastike

Viteve të fundit është bërë trend që personat publik t’iu nënshtrohen operacioneve plastike në mënyre që të paraqiten sa më mirë para kamerave dhe paparacëve. E disa të tjerë madje edhe pse nuk ndihen rehat me linjat e tyre vendosin që t’i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, shkruan rtv21.tv

Mirëpo, ka ende fytyra publike që dëshmojnë që jo çdo kush ka nevojë t’i nënshtrohet këtyre operacioneve dhe që është në rregull të e pranojnë procesin e plakjes.

Rtv21.tv, ua sjellë disa nga artistet që iu kanë rezistuar operacioneve plastike:

Sharon Stone

Artistja viziton palestrën 4-5 herë në javë dhe përdor kremra të ndryshme për fytyrë, mirëpo asnjëherë nuk i është nënshtruar ndonjë ndërhyrje plastike.

Salma Hayek

Artistja në shumë intervista është shprehur që nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje plastike dhe nuk mendon se ndonjëherë do të bëjë një të tillë.

Halle Berry

Aktorja ka treguar që është shumë e përkushtuar vetëm në palestër dhe që ndihet mirë ashtu siç është pa pasur nevojë t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrje.

Michelle Obama

Gruaja e ish presidentit amerikan ka thënë që nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale, mirëpo është shprehur që është mirë që të mos thuhet asnjëherë kurrë, pasi që nuk i dihet jetës.

Julianne Moore

Aktorja është e fokusuar vetëm në “yoga” dhe ushtrimet kardio, shkruan rtv21.tv.

Meryl Streep

Aktorja shumë e njohur, Meryl Streep është shprehur që femra bëhet më e mirë me kalimin e moshës./21Media

.