ARTISTËT E SHKUPIT: JO PUNËSIME PARTIAKE, AZIRI: NË ANSAMBËL DO TË PUNËSOHEN PROFESIONISTË

0

https://youtu.be/z1ijPPRumC4

Një grup artistësh nga Shkupit biseduan në lidhje me përfshirjen e tyre në  Ansamblin Shtetëror që pritet të formohet së shpejti. Koreografë e valltarë, kompozitorë dhe muzicientë kërkojnë që Ansambli mos të kryej punësime partiake, por njerëz adekuat. Iniciatori i këtij debati, Emin Gaxha, tha se shkupjanët nuk duan të tregohen lokalistë, por punësimët në Ansambël mos të jenë të gjitha nga qytetet e tjera dhe të mos ketë punësime partiake.

“Ne vetëm apelojmë të gjithë qytetin, që të japin mendimet  veta, që të bisedojnë dhe le të ofrojnë sygjerimet  e tyre, për partitë, duhet të kujdesen mos jenë ata që t’i emërojnë njerëzit, ky është i partisë tonë dhe tashmë të jetë drejtor apo shefi jonë, arti nuk e duron këtë punë, arti kërkon realitetin”, tha Emin Gaxha, ish valltar.

Duke diskutuar edhe për vështirëinë e gjithë këtij procesi, Gaxha shtoi se kushdo që të zgjidhet duhet të jetë një udhëheqës i zoti. U diskutua edhe krijimi i këshillave nga të gjitha qytetet të cilët do të kujdesen për krijimin e kuadrove. Adem Ymeri, një nga mikpritësit e këtij debati tha se ajo që kërkon grupi i Shkupit është punësim profesional dhe jo personal.

“Ti zgjedhim njerëzit kompetentë, prej menaxhimit deri në fund, të kemi instrumentistë profesionistë, kisha dashur që të jenë dhe të shkolluar, pra përvec që janë dhe instrumentalistë të mire”, tha Adem Ymeri, drejtor artistik.

Duke e ndjekur diskutimin e artistëvë sekretari i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, për Tv21 tha se është i hapur për të tilla debate dhe se ministria tregoi se nuk përkrah punësimet partiake, pasi edhe ato vlerësojnë cilësinë dhe profesionalizmin.

“Me emërimin e drejtorit ne treguam që jemi për të përzgjedhur kualitete dhe jo kuantitete, jemi për të përzgjedhur figura të cilat kanë peshë artistike dhe jo peshë partiake dhe ne deri në fund i qëndrojmë parimit që ky Ansambël do të jetë në shërbim të artistëve dhe jo të politikës”, tha Aziri.

Ditë më kompozitori, Fatos Lumani u emërua drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqipe. Debati për artistët u mbajt në mënyrë joformale duke i hapur rrugë një debat më zyrtar që planifikohet të mbahet me artistët e të gjitha qyteteve dhe me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.

Përgatiti: Ardi Zhuta