ARRIHET SHUMA E NEVOJSHME PËR TË PAGUAR DËNIMIN E XHAKËS, SHAQIRIT DHE LICHTENSTEINERIT

0

Mjaftuan vetëm 24 orë për të arritur shumën e nevojshme 25 mjë franga, për të paguar dënimin e lojtarëve të Zvicrës: Xhaka, Shaqiri dhe Lichtensteiner.

Në kampanjën e krijuar për 24 orë u mblodhën 25,304 dollarë që në franga konvertohen 25,072.

Futbollistët e kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephen Lichtensteiner u dënuan 25 mijë franga zvicerane pasi që ata festuan golat e tyre duket bërë shqiponjën me duar.

Menjëherë pas shpalljes së dënimit nga FIFA, Rilind Reka hapi një kampanjë në ueb faqen Gofundme.com për të mbledhur paratë për të paguar dënimin e tre lojtarëve të përmendur më lartë.

Vlen të theksohet se në kampanjën e krijuar shkruan, “Nëse Asociacionit i Futbollit Zviceran nuk i pranon fondet e mbledhura, ne me kënaqësi do t’i dhurojmë ato në ndonjë shoqatë bamirëse të zgjedhur nga ato.”