ARRESTOHEN 4 STUDENTË NË TURQI

0

Studentët e Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, në ceremoninë e tyre të diplomimit me datën 6 korrik në Ankara, kanë mbajtur një poster të gjatë të printuar me karikatura të kafshëve fytyra e të cilave ngjante me atë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, të quajtur “Bota e Tayyip-it”.

Fillimisht publikuar nga një revistë satirike, karikatura ishte subjekt i një padie të bërë nga Erdogan 12 vite më parë, gjatë kohës që ishte kryeministër i Turqisë. Megjithatë gjykata e Ankarasë e kishte hedhur poshtë rastin, duke thënë që karikatura ishte në limitet e fjalës së lirë.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka deklaruar se 4 studentët janë “arrestuar gjatë një hetimi per shenjën që përmban denigrim kundrejt Erdoganit. Grupi për të Drejtat Njerëzore deklarojnë se qeveria turke është bërë shumë më intolerante pas puqit të dështuar të vitit 2016, duke arrestuar mbi 77 mijë njerëz e duke mbyllur 130 agjenci të lajmeve.

Të premtën e kaluar gjykata turke ka arrestuar gjashtë gazetarë për pretendime se kanë lidhje me puqin e para dy viteve, akuza këto sipas Amnesty International bazuar vetëm në disa nga artikujt e tyre që kanë kritikuar qeverinë./21Media