ANTONOVSKI U TËRHOQ NGA KËSHILLI DREJTUES I KEMM-së

0

Bordi drejtues i Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) në mbledhjen e vet të djeshme e konstatoi njoftimin nga Dragan Antonovski për dorëheqje nga funksionet kryetar dhe anëtar i Bordit drejtues të Këshillit.

Në pajtim me nenin 19 të Statutit të Këshillit për etikë në mediume, Bordi drejtues vendosi se funksionin kryetar deri në përfundim të mandatit të BD do ta kryejë Katerina Sinadinovska, anëtare e deritnaishme e këtij trupi.

Dragan Antonovski u tërhoq nga Bordi drejtues i KEMM pas emërimit të tij në funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë informative të Maqedonisë (MIA).

“Si pjesë e themeluesvetë KEMM-së, do të vazhdoj fuqimisht ta mbështes punën e KEMM-së si trup për vetërregullim në mediume dhe personalisht do të angazhohem që MIA të jetë servis i cili njofton në mënyrë etike, profesionale dhe konsekuente në interes të opinionit”, thekson Antonovski në njoftimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here