ANTIKORRUPSIONI SHËNJESTRON PRONËN E IVANOVIT, 18 KRYETARË KOMUNASH MORËN PADI KUNDËRVAJTËSE

0

Komisioni antikorrupsion do ta kontrollojë pronën e presidentit Gjorge Ivanov. Kjo u shpall në seancën e sotme të Komisionit antikorrupsion në të cilën u tha se këtë kontroll Komisioni do ta bëjë pas informacioneve që qarkulluan në publik, se shefi i shtetit ka blerë dy banesa në Vodno në emër të të birit të tij.

 “Hap lëndë për kontroll të pronës së presidentit. Sipas nenit 92, në bazë të nenit 85, presidenti i shtetit nuk ka paraqitur ndryshim të gjendjes së pronës, ndërsa pas informacioneve që qarkulluan në mediume, propozoj të hapim lëndë për gjendjen e pronës së presidentit”, deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Antikorrupsion.                                          

Hapen procedura kundërvajtëse për 18 kryetarë komunash, 6 prej tyre nuk kanë dorëzuar fletë anketuese për gjendjen e pronës, 7 nuk kanë dorëzuar deklaratë për konflikt interesash, ndërsa 5 prej tyre kanë dorëzuar vetëm deklaratë për konflikt interesash, por nuk e kanë treguar funksionin e paraqitësit. Kryetarët e komunave duhet të paguajnë gjobë prej 200 deri 400 euro.

Ka gjashtë kryetarë që nuk kanë dorëzuar fletë anketuese, e ata janë:

Milikije Halimi, kryetare në Komunën e Haraçinës

Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit

Konstantin Georgeski, u.d. kryetar i Komunës së Ohrit

Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës

Stefçe Trpkovski, kryetar i Komunës së Sopishtes.  

Ka shtatë kryetarë që nuk kanë dorëzuar deklaratë për konflikt interesash:

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës

Zoran Zimbakov, kryetar i Komunës së Bosilovës

Marjan Janev, Kryetar i Komunës së Vasilevës

Goran Trajkovski, kryetar i Komunës së Dellçevës

Boro Stojçev, kryetar i Komunës së Novo Sellës

Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit

Goran Stojanovski, kryetar i Komunës së Çashkës.

Edhe pesë kryetarë që nuk kanë dorëzuar as fletë pronësie as deklaratë, ata janë:

Sashto Jankovski, kryetar i Komunës së Vevçanit

Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazi Baba

Xhemil Qamili, kryetar i Komunës së Dollnenit

Jordan Nasev, kryetar i Komunës së Kavadarit

Arija Ibrahim, kryetar i Komunës Centar Zhupa

Në lidhje me kontrollet e rasteve për nepotizëm, siç tha Ivanovska, Komisioni i ka siguruar dokumentet që i kanë  kërkuar prej institucioneve, ndërsa do të kërkojnë edhe të dhëna shtesë të cilat  do të duhet të analizohen, njoftojnë nga Komisioni Antikorrupsion.

Përgatiti Svetllana Unkovska