ANGJUSHEV: RRITJA E PROJEKTUAR PREJ 3,2 PËR QIND PËR VITIN 2019 ME SIGURI DO TË REALIZOHET

0

Rritja e projektuar ekonomike prej 3,2 për qind për vitin e ardhshëm me siguri do të realizohet, janë ndaluar projektet e mëdha infrastrukturore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe përveç atyre, aktivitete serioze priten edhe me intensifikimin e gazifikimit, si dhe investime në energjetikë.

Këto janë pjesë e vlerësimeve që i dha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në prezantimin e programeve ekonomike nga buxheti për vitin e ardhshëm.

Siç informon, është planifikuar rritje e bruto-investimeve në bazë reale prej 4,2 për qind, 26,2 miliardë denarë për investime kapitale, nga të cilët 5,2 miliardë denarë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, me ç’rast për hekurudhën do të shpenzohen 44 për qind më shumë mjete. Deri vitin e ardhshëm do të ketë për 80 për qind buxhet më të lartë për gazifikimin, 3,3 miliardë denarë do të investohen për zhvillimin rural, ndërsa 475 milionë denarë do të ketë investime kapitale për sendërtimin e infrastrukturës në zonat industriale zhvillimore.