AMERIKANËT QË FLASIN RRJEDHSHËM GJUHËN SHQIPE

0

Shprehin dashurinë e madhe për Kosovën

Janë vullnetarë të Organizatës Qeveritare Amerikane “Peace Corps – Korpusi i Paqes”, që ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e saj, e sidomos në edukim. Mirëpo ata nuk u mjaftuan vetëm me kontributin e madh që po japin, ata flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe e këtë e bëjnë me pasion e dashuri të madhe. Ka kohë që veprojnë në Kosovë përmes “Peace Corps”,  dy nga ata jetojnë në Deçan e dy në Junik, shkruan rtv21.tv

Katër nga vullnetarët e kësaj organizate ishin protagonistë të emisionit të përjavshëm “Diçka po Zihet” që transmetohet në RTV21, ku shfaqën aftësitë e tyre edhe tek kuzhina.

Udhëheqësja e “Korpusit të Paqes”, Darlin thotë se e don shumë Kosovën dhe i pëlqen të punojë këtu, e madje i pëlqejnë shumë ushqimet tradicionale. Sipas saj, “Peace Corps” ka tri qëllime kryesore, njëra nga to është shkëmbimi i njohurive, dhe sipas saj çdo vullnetar që punon në Kosovë bashkëpunon me dikë të asaj fushe, psh. në shkolla vullnetarët bashkëpunojnë me mësimdhënësit, disa vullnetarë janë të inkuadruar në OJQ, dhe në këtë mënyrë ata shkëmbejnë informata me njëri-tjetrin dhe amerikanët i marrin këto informata në Amerikë.

Ata e mësuan gjuhën shqipe në Kosovë nga kontakti i përditshëm me njerëz të profesioneve të caktuara./21Media