Almeda tregon se sa kilogramë ka shtuar

0

Almeda po e shijon shtatzëninë

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e të cilit është djalë dhe çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Efehan.

Almeda e cila gjatë kësaj periudhe po tregon mjaft aktive në rrjetin social Instagram, së fundmi i ka dhënë mundësinë fansave që t’i bëjnë pyetje, shkruan rtv21.tv

26 vjeçarja ka treguar se kanë mbetur edhe dy muaj nga ardhja në jetën e Efehanit, teksa ka thënë se nuk e di nëse do të organizojë “Baby shower”.

Almeda nuk ka hezituar të përgjigjet edhe lidhur me kilet që ka shtuar gjatë shtatzënisë.

“Dhjetë, por kam dëgjuar se në dy muajt e fundit shtohen më shumë kilogramët, për këtë arsye deri në lindje mund të shtoj 20 kilogramë, sepse nuk po kujdesem, vetëm po e shijoj”, i është përgjigjur Almeda pyetjes që një fans ka bërë.

Kujtojmë se më datë 19 tetor 2018, Almeda ka publikuar projektin e parë muzikor “Alabama”, në bashkëpunim me Burak Yeter. /21Media

.