Almeda feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshorti

0

Almeda mbush 27 vjet

Kohëve të fundit, Almeda u komentua shumë nga mediat rozë për shtatzëninë e saj. Çifti është në pritje të fëmijës së parë, gjinia e të cilit është djalë dhe çifti ka vendosur ta pagëzojë me emrin, Efehan.

Pas këtij lajmi, Almeda ka folur haptas për shtatzëninë, duke treguar se sa kilogramë i ka shtuar dhe detaje tjera që iu interesojnë fansave të bukuroshes shqiptare.

Almeda sot feston ditëlindjen e 27-të dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta. Por, urimi më i mirë që një person mund të marrë është nga personi i zemrës. Bashkëshorti i saj, Tolgahan ka përzgjedhur fjalët më të mira për ta uruar Almedën. Tolgahan i ka shkruar Almedës mirë që ekziston dhe ka uruar që çdo vit i saj të jetë edhe më i mirë dhe e ka përmbyllur me fjalët “të dua shumë”.

Almeda dhe Tolgahan janë martuar në shkurt të vitit 2017./21Media

.