Aktori i njohur pasi mori çmim në “Oscar” rrëzohet

0

Artisti tentoi që gjatë rrëzimit trofeu mos të pësonte

Aktori i njohur me famë botërore, Rami Malek, i cili mbrëmë rrëmbeu edhe çmimin si “Aktori më i mirë”, pak minuta pas marrjes së këtij trofeu u rrëzua nga skena kështu duke kthyer të gjithë vëmendjen e sallës nga ai.

Ky incident ndodhi menjëherë pas fjalimit të tij pasi u shpërblye me çmimin si “Aktori më i mirë”.

Gjatë rrëzimit të tij nga skena, aktori arriti të bënte edhe fytyra të çuditshme teksa tentonte që trofeun e sapo marrë të mos e thyente, përcjellë rtv21.tv

Mediat e huaja botërore raportojnë që aktori menjëherë ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore, për të cilën siç duket nuk kishte shumë nevojë.

Rami Malek, ceremoninë e “Oscars 2019” do ta mbajë mend për të gjithë jetën, jo vetëm për çmimin e marrë, por edhe për incidentin e vogël që i ndodhi.

Në “Oscars” mbrëmë triumfues doli befasishëm filmi “Green Book”, i cili ishte i nominuar në 5 kategori. Spektakli i sivjetmë i Academy Awards u mbajt përsëri në Dolby Theatre (më herët i njohur si Kodak Theatre) në Hollywood Boulevard, të Los Angelesit./21Media

.