Aksidenti tragjik, Rama: U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve

0

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për tragjedinë e ndodhur sot, ku u përplas një autobus dhe humbën jetën 13 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Rama në një postim në Twitter, ndau pikellimin për këtë tragjedi të rëndë. “Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shton Rama.