Aksidenti tragjik/ Nis me një minutë heshtje Kuvendi i Shqipërisë

0

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

Në seancën plenare, kryeministri Edi Rama ka theksuar sot në Parlament se jemi më afër me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik.

Rama tha se shqiptarët i janë pranë familjeve të goditura nga tragjedia.

“Numri tronditës i viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidence shumica shqiptar, na e bën sot edhe më të dhimbshme, si dhe na bën më të afër me Maqedoninë e Veriut. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve të goditur nga tragjedia. I kemi qene pranë vendit fqinj në rrugëtimin e vështirë për në NATO”, tha Rama.