Aksidenti në Llaskarc, PTHP jep detaje, 6 persona të akuzuar, mes tyre, shoferi dhe pronari i “Durmo Turs”

0

Prokuroria Themelore Publike ka dhënë detajet e para pas hetimeve në lidhje me aksidentin e 13 shkurtit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Sipas PTHP-së të dyshuar për këtë rast janë gjashtë persona, në mesin e të dyshuarve gjithnjë sipas PTHP-së, janë edhe pronari i kompanisë, “DURMO TURS” dhe vozitësi i autobusit.

Nga PTHP-ja njoftojnë se mbi shoferin rëndon akuza për vozitje të shpejtë.

Bilanci i aksidentit ishte, 15 të vdekur dhe mbi 20 persona të lënduar.