AHMETI-ZAEV, REFERENDUMI KYÇ PËR TË ARDHMEN E MAQEDONISË

0

Rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit si instrument për shembull për zgjidhjen e konflikteve në rajon dhe më gjerë, bindje se me të janë vendosur themelet për ndërtim dhe funksionim të plotë të një shoqërie demokratike multietnike, si dhe besim se në referendumin e ardhshëm të 30 shtatorit qytetarët do ta zgjedhin rrugën evropiane të vendit, shprehën sot pjesëmarrësit në panelit “Rruga drejt Brukselit përmes Ohrit”, që u mbajt në kuadër të shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane.

Në panel ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë, të Kuvendit, të korit diplomatik, kryetarë komunash.

“Ashtu si para 17 viteve guximi i qytetarëve, por edhe i politikanëve tanë  e nxori Maqedoninë nga kriza, neve tani na jepet mundësia që të jemi të guximshëm, të sjellim vendim të vërtetë që ta sigurojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë. E di se më 30 shtator të bashkuar do të ecim me kokën lartë drejt së ardhmes më të ndritur të Maqedonisë. Jam i sigurt dhe besoj fort se do të zgjedhim Maqedoninë evropiane”, porositi Zaev.

Ndërsa lideri i BDI-së Ahmeti porositi se Do të angazhohen me të gjithë faktorët me qëllim që të mobilizohemi dhe informojmë çdo qytetar të jetë i vetëdijshëm se në referendumin e ardhshëm në fakt do të ndërtohet ardhmëria”, tha Ahmeti dhe shtoi se me këtë fitore në fakt fitojnë paqja dhe stabiliteti.