AGUERO OPEROHET NË GJU

0

Sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në pjesën e mbetur të stinorit

Sergio Aguero është detyruar t’i nënshtrohet një operimi në gju për të sanuar lëndimin dhe për të sezoni me Manchester Cityn është mbyllur para kohe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses.

“Pas operimit në gju tash do të nisi fazën e rikuperimit”, ka shkruar Aguero në Twitter. “Jam shumë i motivuar për t’u kthyer sa më shpejtë në fushë”.

Aguero tani ka për synim të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës, e cila fillon në muajin qershor.