Agnesa ka publikuar fotografi të festës së ditëlindjes

0

“E lumtur dhe mirënjohëse të jetoj dhe festoj edhe një vit!”

Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj më tetë shkurt ka festuar 33 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në një festë të organizuar në Tiranë, Agnesa pati mbledhur personat e saj më të afërt dhe në mesin e tyre ishte e pranishme edhe këngëtarja, Vesa Luma.

Sot në rrjetin social Instagram, Agnesa ka publikuar fotografi të veçanta nga festa e ditëlindjes.

“E lumtur dhe mirënjohëse të jetoj dhe festoj edhe një vit! Shumë dashuri për të gjithë juve që më keni dhuruar aq shumë dashuri dhe emocion me mesazhet tuaja mbresëlënëse”, ka shkruar Agnesa krahas fotografive.

Kujtojmë se, Agnesa në vitin 2003 është shpallur Miss Kosova, teksa vetëm një vit pasi ishte zgjedhur më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri. Në 2004 ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”./21Media 

.