Adelina Berisha feston ditëlindjen

0

Adelina ka pranuar urime të shumta

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Berisha është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku përveç fotografive jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.

Përmes një postimi që ka bërë në InstaStory, Adelina ka treguar se sot është një ditë e veçantë për të, shkruan rtv21.tv

“Urime ditëlindja për mua”, ka shkruar Adelina, teksa ka marrë shumë urime nga ndjekësit.

Adelina përveç se me muzikë tani është e angazhuar edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Ajo ka hapur një dyqan me fustane solemne.

Ndryshe, këngëtarja shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor. Kënga e cila mban titullin “Gabim i bukur” do të shoqërohet edhe me videoklip./21Media

.