Action Bronson publikon versionin e shkurtë të këngës me qifteli

0

Publikohet albumi më i ri i reperit me prejardhje shqiptare Reperi i njohur botëror, Action Bronson i cili ka prejardhje shqiptare ka publikuar albumin e tij të ri. Albumi titullohet “White Bronco” dhe përmbanë 9 këngë.

Në këngën e titulluar “Brutal” që është në bashkëpunim me Meyhem Lauren dëgjohen edhe tinguj të një kënge të kënduar me çifteli dhe të shtëna armësh.

Karriera e Action Bronson ka nisur me pasionin e tij për kuzhinën dhe publiku amerikan e njihte për emisionin e tij “Action in the Kitchen” që transmetohej online. Diku rreth një viti më pas, ai nënshkroi marrëveshje me kompaninë e njohur “Goliath Artists”, kompani e cila ka emra të njohur botërorë si Eminem e të tjerë.

Action Bronson ishte në Kosovë, përgjatë festivalit “Sunny Hill” të organizuar nga këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa. Ai përveç që performoi në festival, vizitoi edhe vende të ndryshme shqiptare e që këto vizita i karakterizonte me postimin e ushqimeve tradicionale shqiptare.