ABDURAHIM IDRIZI, DOAN OSMANI, OMER MUSLIJI, U SHPALLËN KAMPIONË BALLKANIK NË KROACI

0

Gjatë fundjavës (30.11.-02.12.2018) në Dubrovnik të Kroacisë u zhvillua kampionati Ballkanik WKF karate për kadet, junior dhe U21, ku morën pjesë 12 shtete ballkanike dhe rreth 1000 karateistë. Ne kategorinë kumite Junior -55kg Abdurahim Idrizi nga K.K. Makpetroll u shpall kampion. Ai i zhvilloi 4 ndeshje, në gjiron e parë mundi perfaqësuesin e Serbisë Lazoviq Nikolla, në gjiron e dytë mundi kroatin Jakov Fember, në gjysëm finale ishte më i mir se serbi Marko Mihajlloviq dhe në finale me një atrakacion të bukur e quajtur “Uramawashi” e mposhti boshnjakun Muhamed Sumar.

Trajneri Boshko Zaborski i cili në menyrë profesionale e udhëhoq Idrizin drejt medaljes të art ballkanik. Tani Idrizi pasi që u shpall kampion shteti dhe kampion ballkanik fitoj të drejtën që të përfaqëson shtetin në kampionatin Evropian në shkurt që do zhvillohet në Danimarkë.

Gjithashtu sukses të madhe arriti edhe Doan Osmani nga K.K. Fati nga Tetova dhe Omer Musliji nga K.K. Rinia Mateç, cilit u shpallen kampion ballkanik. Doan Osmani ne kategorine U21 -75 kg kishte lufta cilësore dhe me plot meritë u shpall kampion Ballkani, si edhe Omer Misliji i cili ne kategorinë Kadet -63 shkëlqeu dhe u shpall kampion. Duhet theksuar se nga 6 vendet e para te cilat i fitoj Maqedonia, 3 ishin fituar nga shqiptaret.