Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi foli për mundësinë e bashkimitë të dy grupeve të partisë. Ai i ftuar në emisionin Click Plus tha se nuk është takuar me Bilall Kasamin dhe siç potencoi, në partinë e tij nuk ka vend për tradhëtar.
Fatmir Aliu: Më thoni juve personalisht keni kontaktuar ndonjëherë me Z.Kasami për të pa nësë mund të tejkalohen ato dallime?
Jo
Fatmir Aliu: A është mirë a keq kjo punë?
Mirë është
Fatmir Aliu:A ja vlente një bashkim?
Subjektet politike janë të hapura, plotë njerëz do të vin dhe plotë njerëz do të shkojn.
Unë e kam dertin sa jemi ne korrekt ne me përfaqësimin tonë politik, sa jemi korrekt me qyetatrët me votuesit tanë, ndërsa njerzit që tradhëtojn nuk kanë vend në Besë.
Fatmir Aliu: Tradhtojn në çkuptim ? Kuptimin poltik ?
Ato që tradhtojnë nuk kanë vend në Besë në çdo secilin kuptim, edhe miqësorë edhe vllazërorë, nuk kisha dasht as votus me qenë. Figurat personalitetet të atilla nuk e shohë vetëveten I rrethuar me njerzë të till, më mirë pak e pastër se sa grumbull shumë I përzierë që nuk do të sjellë efekte të mira për shqiptarët.
Gashi tha se pret që sa më shpejt të përfundojë procesi gjyqësor për atë se e kujt është partia. Ai do që ky kapitull të mbyllet shumë shpejt dhe potencoi se shumica e strukturës po kthehen në çerdhen e tyre.
Përgatiti: Armend Abazi