A DËSHTOI MARRËVESHJA PËR AMNISTI? TË HËNËN TAKIM I TRUPIT PËR PAJTIM

0

Grupi punues për pajtim, i cili u formua për punë më efikase të Trupit parlamentar  për pajtim dhe integrim, sipas informacioneve të TV21 do të mbajë takim të hënën. Duke marrë parasysh se gjatë javës së kaluar u paralajmërua se deri të premten do të arrihet zgjidhje ligjore, kjo do të thotë se propozimi për amnisti tashmë është i përgatitur. Grupi punues për pajtim kishte detyrë që të përgatisë zgjidhje ligjore për faljet dhe për pajtimin nacional, ndërsa dy grupet e tjera në kuadër të Trupit koordinues për pajtim, janë për integrim dhe reforma.