Tramp: Kisha nderin që pushova nga detyra Matisin

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se ai ishte i nderuar që në vitin 2018 e pushoi nga detyra ish sekretarin e Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe se kjo ishte ndoshta e vetmja gjë që ai kishte të përbashkët me ish presidentin, Barak Obama.

Ai këtë e shkroi në Tuiter lidhur me deklaratën e Matisit se Tramp dëshironte të përçante SHBA-në dhe të dënimin me rastin e njoftimit për përdorimin e Armatës si përgjigje ndaj trazirave civile.

Trampi tha se i kishte dhënë Matisit një jetë të re, dhe se në vend që të bënte gjënë e duhur dhe “të udhëhiqte beteja fituese”, ai “rrallë sillte proshutë në shtëpi”.

“Ndoshta e vetmja gjë që Barak Obama dhe unë kemi të përbashkët është që ne të dy patëm nderin të pushonim Xhejms Matisin, gjeneralin më të mbivlerësuar në botë. Unë kërkova dorëheqjen e tij dhe u ndjeva shumë mirë për këtë. Nofka e tij ishte ‘kaos’, gjë që nuk më pëlqeu dhe e ndryshova në ‘qen të tërbuar’. U gëzova që ai u largua”, shkroi Tramp në Tuiter.