Bujar Osmani uron Hotin për postin e kryeministrit

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e sapo emëruar të Kosovës, Avdullah Hoti, të cilin e përgëzuar për zgjedhjen e Qeverisë së re.

-Sapo realizova bisedë telefonike me Avdullah Hotin, Kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përgëzova për zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se së bashku, si fqinjë të afërt, do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira miqësore, me synim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët – të ardhmen evropiane për të dy vendet,-ka shkruar Osmani.