Çulev për TV21: MPB ka hapur hetime për korrupsion për funksionarë shtetëror

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur disa hetime në të cilat janë të përfshirë disa funksionarë dhe bartës të funksioneve publike. Këtë për TV21 e ka konfirmuar ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev.

-Ne veç më kemi hapur hetime serioze në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë periudhës në vijim do të dalim edhe me konferencë për media prej ku do ta informojmë edhe opinionin publik. Këtë nuk e kemi bërë deri tani për shkak të gjendjes me koronavirusin,- tha  Naqe Çulev në emisionin “10 Minuta” në TV21.