NUK UA SKUQ KLORI SYTË NË PISHINA!

676
0
SHPËRNDAJE

Një studim i bërë tregon se kush e shkakton skuqjen e syve në pishinë

Një njoftim i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA arrin në përfundimin se, ndryshe nga ç’mendohej, nuk është klori ai që bën sytë të skuqen nëpër pishina.

Ky problem ndodh vetëm kur përzihet me lëndë trupore si urina, djersa apo jashtëqitja, klori krijon një lëndë të quajtur “kloraminë” që shkakton acarime të syve, e madje edhe të lëkurës ose të rrugëve të frymëmarrjes.

Qendra amerikane për parandalimin e sëmundjeve thotë se për ta shmangur këtë, pishinat duhet të vënë tabela për t’i nxitur vizitorët të përdorin banjat para se të futen në ujë, ose edhe të shpërlahen paraprakisht në dushe.

Ngaqë kloraminat çlirohen në formë gazi, qarkullimi i ajrit nëpër pishina të mbyllura është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU