Tiranë:Ismail Kadare në Teatrin Kombëtar Eksperimental

192
0
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka vizituar sot Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë i cili, në mesin e artistëve ka biseduar mbi letërsinë.

Ismail Kadare në takimin me artistët e Teatrit Kombëtar Eksperminental ka folur edhe mbi dy veprat e Shekspirit “Hamleti”, dhe “Makbeth”, i cili para artistëve ka shpjeguar se si i sheh dhe i vlerëson këto dy vepra

“Prezenca e një personaliteti të madh shqipëtar, me të cilin shumë prej nesh krenohet nëpër botë, i nominuar për cmim Nobel, vjen në teatrin tone. Ismail Kadare krijon mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjërë dhe kësaj rradhe me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin e teatrit.

Më pas, po sipas këtij njoftimi mësohet se në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin. “Duke ndaluar ne figurën e Çehovit dhe akoma më gjerësisht në atë të Shekspirit. Meqenëse teatri ynë përgatitet për sezonin e ri artistik, i cili do mbështetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në “Hamlet” dhe “Makbeth”, që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson. Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe u konkludua me dhurimin e 2 librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtëpia Botuese “Onufri”. Sigurisht me autograf nga Ismail Kadare”, thuhet në këtë njoftim.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU