“Spekulimi në të kaltër” reflektim mbi kuptimin e kufijve dhe lirisë

167
0
SHPËRNDAJE

“Spekulimi në të kaltër” është instalacioni që artisja Flaka Haliti ka krijuar për përfaqësimin e Kosovës edicionin e 56-të të Bienales së Venecias.

Këto ditë në Venecia të Italisë po mbahet ekspozita më e madhe e artit në botë ndër to po reflekton edhe instalacioni“Spekulimi në të kaltër”,i Flaka Halitit punim ky që tregon  kuptimin e kufijve, demokracisë, lirisë dhe mobilitetit.

“Ekspozita është minimale dhe ka vetëm tri elemente brenda në hapësirë, rërë, pesë shtylla apo struktura metalikte të cilat paraqesin trupin skeletor të barrierave prej betoni dhe instalimi i dritave i cili supozohet të krijojë ndërthurje mes hapësirën dhe kohës”, tregon Haliti(transmeton Koha.net)

Në harkun kohor prej 10 orësh hapësira e Pavijonit të Kosovës pëson ndryshim vizuel duke i mundësuar shikuesit të përjetojë instalimin në kohë reale. E gjithë kjo përvojë krijon relacion të drejtpërdrejt në mes fizikalitetit dhe objekteve në hapësirë dhe njëkohësisht hap dimensione të shumta kohore duke bërë të përjetohet si një punë e aktualizimit të përhershëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU