Sozia e van Gogh, çmend njujorkezët

185
0
SHPËRNDAJE

Një njujorkez është bërë shumë i famshëm brenda natës pasi që i ngjan në masë të madhe piktorit të famshëm të ndjerë, Vincent van Gogh.

Ai është fotografuar së fundmi nga një bashkudhëtar në një metro në Brooklyn, SHBA, ndërsa famën virale që e fitoi thotë se nuk e kishte pritur.

Robert Reynolds, personi që i ngjanë piktorit, thotë se miqtë e kanë njoftuar për famën që e kishte fituar nëpër rrjetet sociale, dhe jo vetëm.

Fotoja është shkrepur javën e kaluar dhe ishte postuar në Reddit me mbishkrimin, “E pash sot Vincent van Gogh”.

“Një prej miqve të mi më shkroi mesazh duke më thënë, ‘haver, je bo i famshëm’”, ka thënë Reynolds për WPIX-TV, transmeton Koha.net.

Reynolds thotë se nuk ka qenë kjo hera e parë që të tjerët e kanë vënë re ngjashmërinë që ka me piktorin, i cili vdiq në vitin 1890 duke bërë vetëvrasje.

“Më ndalojnë gjithandej – në rrugë, në metro. Para pak kohe isha në një bar të vogël në Karolinën Veriore dhe pash një zonjë që ishte ulur përball meje duke më fotografuar”, thotë ai.

Reynolds tani ka shpërndarë një fotografi të tijën i veshur pikërisht si piktori për Halloween.

Reynolds, që me profesion është aktor, thotë se është duke e menduar që të kërkojë para në ndonjë mënyrë për shkak të ngjashmërisë që ka me piktorin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU