PDK: Politizohet festivali “Hasi jehon”

232
0
SHPËRNDAJE

Njëra nga nëndegët më të mëdha të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Has, ajo në Gjonaj e ka cilësuar si politik festivalin folklorik “Hasi jehon” që po mbahet në këtë fshat, derisa është kritikuar edhe vetë Komuna e Prizrenit, që po ashtu udhëhiqet nga PDK, se nuk ka kërkuar llogaridhënie nga organizatori i festivalit për rezultatin e arritur kulturor, aq më tepër për shpenzimet financiare të taksapaguesve.

Edicioni i 26-të i festivalit “Hasi jehon” ka filluar më 2 maj në Gjonaj, ndërsa sipas programit marrin pjesë 17 shoqëri e grupe artistike, raporton zëri.info.

Nëndega e PDK-së në Gjonaj të Hasit vlerëson se festivali “Hasi jehon” në vend të ruajtjes së vlerës kulturore, viteve të fundit ka rrëshqitur drejt politizimit, pasi siç është thënë, ky festival po shfrytëzohet për fushatë dhe mbështetje të një subjekti të caktuar politik. Nëndega e PDK-së ka sqaruar se respekton dhe vlerëson anëtarët e SHKA-së “Malësori”, por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje se vullneti i mirë i tyre po orientohet për realizimin e apetiteve personale dhe grupore politike, por jo edhe kulturore…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU