Ekspozita në 20 qytete, ringjallja e muzeve të Maqedonisë

549
0
SHPËRNDAJE

Muzeu i qytetit të Shkupit mblodhi një pjesë të drejtuesve të muzeve të Maqedonisë për të ringjallur aktivitetet dhe për të rritur numrin e vizitorëve nëpër muzetë e qyteteve të tjera. Ideja e tyre është që ekspozita “Shkolla polake e pllakateve” çdo dy javë të ekspozohet në 20 qytete të ndryshme. Drejtori i muzeut të Qytetit të Shkupit tha se në këtë mënyrë do të rritet bashkëpunimi i muzeve dhe në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të shohin ekspozita të ndryshme.

“Ideja e këtij projekti, i cili quhet “Muzeum link” është që të bëjmë një lidhje të fortë mes muzeve lokale dhe institucioneve lokale të cilët kanë të bëjnë me kulturën dhe trashëgiminë kulturore në qytetet tona. Në bashkëpunim me pothuajse të 20 muzeve do ta bëjmë një aktivitet që për të gjithë publikun do ta pasurojë ofertën kulturore”, u shpreh Luben Tevdovski, drejtor, Muzeu i Qytetit të Shkupit.

Ndërsa, Valentina Todorovska, arkiologe në muzeun e Strugës tha që muzeu i atjeshëm vizitohet më shumë nga ana e fëmijëve prej çerdheve dhe nga nxënësit e shkollave fillore.

“Në vitet e fundit në Muzeun e Strugës po punohet për lokalitetin nënujor Vërbnik, punohet në lokalitete arkeologjike. Për këtë vit do të punohet në sanimin dhe në modernizimin e koleksioneve”, tha Vallentina Todorovska, arkeologe, Muzeu i Strugës.

“Kemi mjaftë vizitorë, qytetarë, këtu janë të kyçur edhe shkollat fillore dhe të mesme. Muzeu i Negotinës ka disa projekte që i realizon me ndihmën e Ministrisë së Kulturës”, shtoi Denka Filipova, Muzeu i Negotinës.

Muzeu i qytetit të Shkupit muajin e kaluar promovoi projektin “Art Link” me qëllim forcimin e bashkëpunimit të muzeve të ndryshme.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU