Video-incizimi privat i një profesori nga Kumanova, Sadiku: Kjo është çështje private imja

4835
1
SHPËRNDAJE

Ditëve të fundit po qarkullojnë video-incizime private të një profesori nga Kumanova, duke masturbuar në tualetin e një shkolle. Për shkak të kësaj videoje, disa prindër të revoltuar kanë mbledhur peticion ku kërkojnë suspendimin e tij, më saktësisht ai të largohet nga puna. Ekipi i TV21 ishte në Çerkez të Kumanovës, dhe nga biseda me profesorin Nijazi Sadiku, kuptuam se videoja është private, gjegjësisht se është bërë në banjën e tij. Ai thotë se inçizimet i janë vjedhur dhe keqpërdorur, me qëllim të shkatërrohet reputacioni i tij.

Për momentin, Sadiku nuk ndodhet në punë. Thotë se drejtori i ka dhënë një javë pushim derisa situata nuk qetësohet. Ai thotë se i vjen keq që videoja është parë edhe nga nxënësit. Për rastin e tij, e ka njoftuar policinë, e cila është duke hetuar se kush e ka keqpërdorur telefonin e tij  dhe ia ka cenuar të drejtën e privatësisë. Siç thotë, në ditën kritike, të premten, telefoni i është bllokuar dhe e ka dërguar në Zvicër që të rregullohet. Pas kësaj, incçizimet janë paraqitur në rrjetet sociale.

Ekipi i TV 21 ishte në shkollën “Jeronim De Rada” dhe bëri inserte nga të gjitha tualetet në shkollë, ku shihet se videoja e Nijaziut nuk është bërë në shkollë, siç fillimisht akuzuan prindërit.

Përndryshe, Nijazi Sadiku ka 62 vjet. Në këtë shkollë ai 35 vite po ligjëron lëndën e kimisë dhe njëherazi është zëvendësdrejtori i shkollës. Ai është njeri familjare, ka 5 fëmijë dhe 13 nipër.

Përgatiti: Gabriela D.Mishevska

1 KOMENT

  1. Me te vertet me vjen keq per shpifjet dhe montimet per ket person ,duke e njohur se ka qen dhe eshte profesor me perspektive i vetmi profesor qe mban dicipline dhe rregull ne shkoll perndryshe sdo te ishte zevends drejtor ky njeri duhet te mbaje koken lart dhe te krenohet me veten se ne te gjith krenohem me te e personi qe kq bere kete pislleq do ta paguaj shtrejt ne kete bote dhe boten tjeter……..

PËRGJIGJU