Milani kualifikohet në finalen e kupës së Italisë

755
0
SHPËRNDAJE

Ai shënoi pas 11 muajsh dhe ekipi i tij doli në finale pas 13 vjetësh.
Zheremi Menez dhe Milani patën një mbrëmje të lumtur në “San Siro”, me skuadrën me emër të lavdishëm që iu afrua më në fund një trofeu.

Edhe pse askush nuk priste të ndodhte ndryshe, sërish kualifikimi për në finalen e Kupës së Italisë krijoi entuziazëm dhe shtoi besimin.
Suksesi vërtet u arrit ndaj një ekipi fare modest si Alesandria, por shifrat 5-0 shprehin gjithë dëshirën dhe këmbënguljen e këtij Milani.

Për herë të fundit finalist e fitues I kupës në 2003, dhe për herë të fundit kampion në 2011, kuqezinjtë mendojnë se periudha e errët do të mbyllet më në fund, për të nisur një epokë triumfesh.
E beson trajneri Sinisha Mihajloviç, gjithnjë nën presion në klubin e drejtuar sipas stilit dhe shijeve të Silvio Berluskonit dhe njeriut të tij besnik, Adriano Galiani.
E besojnë futbollistët, me Menezin që shënoi dy herë, po aq sa Romanjoli, madje e beson edhe Mario Baloteli që më në fund e tundi rrjetën.
Një finale nuk do të thotë trofe, pasi kundërshtari pritet të jetë Juventusi, apo ndoshta edhe Interi.
Po ashtu, Kupa e Italisë, sado e rëndësishme, nuk mund të shpëtojë sezonin.
Për të realizuar objektivat do të duhet vendi i tretë dhe kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU