Ministria e Kulturës dhe QKR përgatiten, veprat e Pablo Pikasos do të vijnë në Shkup!

1118
0
SHPËRNDAJE

Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe drejtori i Qendrës kulturore për të rinj dhe Zllatko Stevkovski paralajmëruan një ngjarje vërtetë jashtëzakonshme nga fusha e artit pamor. Publikut të Maqedonisë do t’i sillet një pjesë e krijimtarisë së piktorit të madh Pablo Pikaso. Nga data 19 shkurt artdashësit do të kenë rast që të shijojnë veprat e piktorit të madh.

“Nga data 19 shkurt, do të ekspozohen grafite të rralla, faksimile të vizatimeve, litografe dhe gravura, që kap një diapazon kohor prej pothuajse 4 dekadave të këtij krijuesi të njohur në suaza botërore. Kjo përmbledhje ekskluzive e 46 veprave që është ndarë në tre pjesë: Flautë e dyfishtë, Flora dhe fauna dhe Vizatimet e Pikasos, do të na shpalosë mjeshtërinë e lartë dhe pasurinë e formës së Pikasos”, tha Elizabeta Kançeska Milevska.

Ndryshe, koleksioni i Muzeut të Artit bashkëkohor të Republikës së Maqedonisë, prej vitit 1965 e posedon veprën e këtij piktori unik “Koka e gruas”. Muzeu pas rikonstruksionit në vitin 2014, pas më shumë se 20 viteve përsëri është e hapur për vizitorët.

Drejtori i Qendrës kulturore për të rinj Zllatko Stevkovski tha se hyrja në ekspozitë do të jetë pa pagesë.

“Dëshiroj të qartësoj se këtu bëhet fjalë për grafika dhe jo për vaj në pëlhurë, të cilat çdo kund janë një barrë e rëndë financiare, dhe donim që në një farë mënyre, kjo të bëhet falas”, theksoi ai.

Ekspozita që hapet më 19 shkurt do të jetë e hapur në fundjavat në Qendrën kulturore për të rinjë.

Përgatiti: Refit Refiti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU