Shqiptari, Saimir Merja, mes 6 viktimave në fabrikën e fishekzjarrëve

121
0
SHPËRNDAJE

(E plotësuar) Gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i përkohshëm i shpërthimit të një fabrike të prodhimi të fishekzjarrëve në Modunjo, në periferi të Barit. Mes viktimave edhe një shqiptar, Saimir Merja, 28 vjeç.

Zëvendësprokurori i Barit, Xhuzepe Volpe, është cituar nga mediat italiane të thotë se mund të ketë viktima të tjera, por është ende herët për t’u futur në brendësi të godinës së rrënuar.

Sipas mediave italiane, fillimisht ka shpërthyer një furgon i mbushur me fishekzjarrë që ndodhej brenda godinës, e më pas e gjithë fabrika është përpirë nga flakët.

Në çastin e shpërthimit, në fabrikë ishin 14 vetë, ndërsa mësohet se po punohej me kapacitet të plotë për prodhimin e fishekzjarrëve që priteshin të shiteshin për kremtimin e disa festave të ndryshme të këtyre muajve.

Zona është izoluar totalisht nga forcat karabiniere dhe ato zjarrëfikse, si dhe plot 118 ambulanca për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë ndërsa dy avionë janë vënë në lëvizje për të shuar zjarrin e përhapur edhe në një pyll aty pranë.

Ndërkohë njësia anti eksploziv ka b ërë shpërthimin e telekomanduar të godinës për të kufizuar nën gërmadha lëndën plasëse që ndodhej brenda.

Shtatë të vdekur në një fabrikë të fishekzjarrëve në Bari të Italisë

 

Së paku shtatë persona kanë vdekur nga një eksplodim që ka ndodhur në një fabrikë të mjeteve piroteknike afër Barit të Italisë.

Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Modunjo , dhe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë , për shkak se zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë në vendin e aksidentit për shkak të flakëve .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU