Flaka Haliti në bienalen e Moskës

219
0
SHPËRNDAJE

Bienalja e gjashtë e Moskës ka shpallur programin e saj për sivjet. Dhjetë ditë të mbushura me ekspozitë, ligjërata, performanca e punëtori sjellin në Rusi një atmosferë ndryshe arti.

Në Bienale, në mesin e pjesëmarrësve sivjet është edhe artistja kosovare që aktualisht po përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias, Flaka Haliti.

“How to Gather? Acting in a Center in a City in the Heart of the Island of Eurasia” është titulli i biennales ndërsa artistët përfshirë edhe Halitin marrin pjesë me punimet e tyre në zgjedhjen e pyetjeve mbi fundamentet e një jete më të mirë, si do të jetë Moska në vitet e ardhshme, çka janë kombet dhe mbi të gjitha çka është njeriu dhe si duhet të jetojmë të gjithë së bashku, si dilema kryesore.

Rana Hamadeh, Fabrice Hyber, Alevtina Kakhidze, Suchan Kinoshita, Hanne Lippard, Taus Makhacheva, Amalia Ulman, Anton Vidokle, Peter Wwchtler, Qiu Zhijie e po ashtu edhe Ministri dikur i Financave në Greqi, Yannis Varoufakis janë pjesëmarrësit tjerë në Bienale, shkruan KultPlus.

Bienalja nis me datë 22 shtator dhe mbahet deri më 1 tetor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU