EULEX ia dhuroi 15 automjete Doganës së Kosovës

107
0
SHPËRNDAJE

Misioni i EULEX-it në Kosovë me një ceremoni zyrtare i ka dhuruar 15 automjete të tipit “Nisan” Doganës së Kosovës. Këto automjete do të shërbejnë për ekipet e anti kontrabandës për luftimin e krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar.

Drejtues të Doganës thënë se këto donacione nga EULEX-i po edhe nga partnerët tjerë ndërkombëtar do ta ndihmojnë Doganën për arritjet e standardeve për integrimin evropian.

Sipas të parit të Doganës, këto donacione në mënyrë indirekte ndihmojnë që dogana të mbledh të hyra më shumë për buxhetin e shtetit për arsye se luftimi i evazionit fiskal dhe kontrabandës reflekton në të hyra më të larta, raporton kp. Ai tha se strategji e Qeverisë së Kosovës është për luftimin e ekonomisë jo formale.

Ai theksoi se Dogana ka shumë donacione, dhe se nga këto donacione që janë marrë prej Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës… dhe të EULEX, Dogana po arrin të zhvillohet dhe po avancohet.

Ndërsa, shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, tha se Dogana e Kosovës është dëshmuar si lider në rajon, dhe sipas tij ky donacioni me automjete është një pjesë e proceseve normale të punës se EULEX-it.

Shefi i EULEX-it tha se këto automjete do të shfrytëzohen nga ana e ekipeve kundër kontrabandimit të doganës, për të luftuar krimin ndërkufitar si dhe krimin e organizuar.

Vlera e këtyre veturave është rreth 200 mijë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU