Specialja s’hyn në agjendë për seancën e Kuvendit(VIDEO)

223
0
SHPËRNDAJE

Ndryshimet kushtetues që hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale nuk do të shqyrtohen në seancën e radhës, edhe pse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se riprocedimi i amendamenteve do të ndodhë shumë shpejt.
Megjithatë, amandamentet do të duhej të kalonin një herë në mbledhjen e Qeverisë, dhe kjo e fundit t’i dërgojë kryesisë së Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale.
Ndryshe, pas mosmiratimit, më 26 qershor, të ndryshimeve kushtetuese që duhej të mundësonin krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se propozimi i ri këto ditë do të gjendet përsëri para deputetëve.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU