Tahiri: Asociacioni serb s’mund të marr vendime për komunat

110
0
SHPËRNDAJE

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë bord ekzekutiv, siç po spekulohet nëpër media serbe dhe se ky asociacion nuk do të mund të marr vendime në emër të komunave, apo nuk do të ketë ndikim në komunat e Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, Edita Tahiri, në një konferencë për media me temën “Asociacioni/Bashkësia – dy emra, dy qëllime”, ku Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale publikoj të gjeturat nga studimet lidhur me formimin e asociscionit të komunave serbe.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, japi disa rekomandime të cilat kanë dalur nga ky raport.
Sipas tij, disa nga sugjerimet që duhet t’i ketë parasysh delegacioni kosovar në Bruksel është që ky asociacion nuk duhet të krijohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe zyra e këtij asociacioni duhet të bëhet në Gracanicë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU