Pas 25 vjetësh “Termat Romake” në Durrës të vizitueshme

155
0
SHPËRNDAJE

Pas 25 vjetësh, Termat Romake të shekullit të parë të erës sonë në Durrës, rikthehen në monument të vizitueshëm për turistë dhe publikun e gjerë. Ky monument i rëndësishëm i qytetit i shtohet lashtësisë së Durrësit si vlerë e turizmit kulturor, si destinacion i vizitueshëm nga çdo turist dhe vendas.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pasi pa nga afër punën e bërë, vlerësoi se monumenti antik, dëshmi e historisë, është një nga format e promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, e cila ndikon edhe në rritjen e turizmit në vend.

Projekti u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit dhe një marrëveshjeje ndërmjet DRKK- Durrës, Universitetit Lumiere Lyon2 në Francë, Institutit të Arkeologjisë e Bashkisë së Durrësit. Një ndihmesë në këtë bashkëpunim kanë dhënë edhe nxënësit e projektit “Miku i Monumentit”, të cilët u përfshinë në projekt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU