Edhe pse ka zgjedhje, Zaevi pret që investimet kapitale të jenë mbi 80%!

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev nuk i sheh zgjedhjet lokale si problem për realizimin e investimeve kapitale.

Thotë se administrata tanimë është më fleksibile, ka mësuar procedurat dhe nuk sheh pengesa për vonesa.

“Presim që 80% të jenë investimet kapitale deri në fund të vitit”, tha Zaevi në Vollkovë, transmeton TV21.

Ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar, investimet kapitale janë rritur mbi 20% rritje./TV21