4 raste të reja dhe asnjë viktimë me Covid-19

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.514 testime të realizuara, 4 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 11 pacientë të shëruar, ndërkaq viktima nuk ka.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.673 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.961 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 228../TV21