MAQEDONIA HELMOHET NGA MBETURINAT, DERRA NGA DEPONIA “MEGLENCI”, PËRFUNDOJNË NË TRYEZA FAMILJARE?

1267
0
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës së këtij vendi, në vetë hyrjen e deponisë pamë një tabelë në të cilën shkruante “Ndalohet hyrja rreptësishtë”. Pas marrjes së lejes së nevojshme, ekipi i TV21 u fut në “bombën” ekologjike. Aty na pritën dy të punësuar, një turmë qensh, dhjetëra derra, lejlekë dhe tym nga deponia e djegur.

E vendosur në mes të Pellagonisë pjellore, kjo deponi paraqet problem të madh për banorët dhe komunën Novaci, ndërsa problem të madh u shkakton edhe të punësuarve në minierën e qymyrit “Suvodoll” e cila gjendet vetëm 500 metra më larg.


“Ky tym i cili shihet pas meje vjen nga deponia për mbeturina komunale “Meglenci”. Banorët e vendeve përreth thonë se ky problem ekziston prej shumë më herët, ndërsa zgjidhjen e shohin në ndërtimin e një deponie rajonale. Institucionet kompetente na thanë se për një gjë të tillë do të duhet të presim së paku edhe 5 vite”, tha Jovica Paunovski – Gazetar i TV21.

Askush nuk donte të flasë para kamerave, por na treguan se dy herë në vit lëshohen  nga 50 derra për tu ushqyer aty, dhe pastaj në vjeshtë dërgohen për shitje në tregjet për bagëti. Ata gjithashtu shtuan se askush nga inspektorati kompetent nuk ka ndërmarrë asnjëherë asgjë për ta ndaluar këtë skandal.

Nga NPK Manastir thonë se me ndihmën e disa mjeteve ekologjike është rregulluar deponia e cila gjendet më lartë, dhe se për momentin po punohet për rregullimin e deponisë së poshtme. Ata thonë se deponia nuk është ndez vetë dhe se shkak i zjarrit është faktori njeri.


“Sa i përket gjendjes së deponisë “Meglenci” mund të ju informojmë se momentalisht është duke u hedhur dhe mbi sipërfaqen e deponisë. Shpresojmë se deri javën tjetër do të rregullohet tërësisht edhe deponia e poshtme. Mund të themi se në deponinë nuk ka më zjarre, dhe se tymi veç më është duke u ndalur”, tha Zoran Dojinovski – Drejtor Teknik i NPK.

Të punësuarit në deponi na treguan se me buldozer janë duke u rrafshuar mbeturinat, dhe se më pas hidhet dhe mbi to. Ata tregun se në asnjë rast nuk guxojnë t’i mbulojnë tërësisht ato pasi që mbeturinat përmbajnë 55% dioksid karboni, dhe 45% metan, me çka nëse mbulohen do të shkaktohej eksplozion i madh.

Në deponinë “Meglenci” deponohen 80 ton mbeturina komunale, ndërsa në nivel vjetor 25.000 ton.  Mbeturinat tubohen në mënyrë vertikale, në lartësi deri më 12 metra, në një metër largësi, me çka shkaktohet temperaturë prej 40 deri më 50 gradë celsius.

Ndërtimi i një deponie bashkëkohore sipas modelit evropian do të kushtonte 15 milion euro, por, tani më edhe pas dy dekadave, të kota ngelën planet e nëntë komunave të Pellagonisë për ndërtimin e një deponie të vetme rajonale. Ajo deponi nuk do të shërbente vetëm për deponim të mbeturinave, por nga mbeturinat e forta me teknologji të avancuar do të prodhohej gaz, energji elektrike, ose energji për ngrohje.

Përgatiti: Jovica Paunoski