OXHAK I PASTRUAR, SHTËPI E SIGURT, NGJITJA NË ÇATI, SFIDË PËR OXHAKPASTRUESIT

1719
0
SHPËRNDAJE

Pasi mësuan teorinë, pastruesit e rinj të oxhaqeve tani po bëjnë praktikën. Secili prej tyre do të duhet të pastrojë 10 oxhaqe. Ata thonë lartësi nëkëtë punë është problemi i vetëm.

“Profesioni është pak i rrezikshëm, kur e sheh nga një kënd i lartë, sepse duhet tëngjitem nëpër çati. Kështu qëështë pak rrezik, por me kohë rreziku kalon”, deklaroi Driton Saliu praktikant.

“Në muajt në vijim në Shkup do të pastrohen falas rreth 100 oxhaqe. Me këtë pritet që sado pak të ulet ndotja e ajrit. Kandidatët që po mësohen për ta bërë këtë punë, në fund, përveç certifikatës do të marrin gjithashtu edhe mjetet bazë për të pasur mundësi që më pas të hapin biznesin e tyre”.

Praktikantët në terren nuk janë vetëm. Mentorët profesionistë i shoqërojnë gjithnjë. OrdeRisteski na tha se ka 7 vite që ushtron këtë profesion.

“Mund të jetohet mirë nga ky profesion. Kjo sepse çdo pronar shtëpie do që ta ketë shtëpinë e sigurt, ndërsa një oxhak i pasigurt do të thotë një shtëpi e pasigurt.  (ngjitje) Më vështirë e kemi kur hasim në oxhak të bllokuar, sidomos me mjete që kanë ngecur brenda. Që të ikin nga pagesa, njerëzit përpiqen t’i pastrojnë vetë me gjyle të cilat u ngatërrohen” deklaroi Orde Risteski, pastrues oxhaqesh.

Risteski gjithashtu na tha se të rinjtë nuk janë të interesuar për këtë profesion sepse e shohin si të papastër. Në konkursin e Qytetit të Shkupit janë paraqitur vetëm 10 kandidatë na tha zëdhënësi i qytetit Valon Saliu.

“Planifikojmë që në të ardhmen të japim subvencione për pastrimin e oxhaqeve, që do të jetë faktor shtysë që edhe njerëzit t’i pastrojnë oxhaqet ndërsa edhe pastruesit e oxhaqeve që do të marrin certifikata për pastrim, t’u hapet më shumë puna dhe biznesi”, deklaroi zëdhënsi i qytetit të Shkupit, Valon Saliu.

Pastrimi i oxhaqeve është i detyrueshëm me ligj. Në kryeqytet 45% e shtëpivengrohen me dru, ndërsa profesioni i oxhakpastruesit është deficitar. Shkupi ka vetëm 8 oxhakpastrues të licencuar, andaj dheqyteti i Shkupit inicioi trajnim për pastrues të rinj. Gjatë kohës së trajnimit ata kanë marrëkompensim prej 9 mijëdenarëve.

PËRGATITI: BESIR ARIFI